
Njihuni me ne!

Bletaria Shametaj është një biznes me aktivitet kryesor Prodhimin dhe Tregtimin e Mjaltit, Qumështit të Bletës dhe Propolisit i lokalizuar në zemër të Labërisë, në Lumin e Vlorës duke shfrytëzuar natyrën e pastër dhe bimësinë e shumëllojshme të kësaj zone.
Parku pozicionohet në Vllahinë, Selenicë me një sipërfaqe prej 500 m2. prej më shumë se 25 vitesh tashmë si traditë familjare e cila është vlerë e shtuar për sukses të mëtejshëm dhe duke u sjell klienteve vit pas viti produktet me te mira dhe cilesore .
Vend të vecantë gjithashtu zë Mjalti i Bimës së Kocimares (Arbutus Unedo) bimë e cila është karakteristikë për Vende me klimë mesdhetare, si në Jugun e Shqipërisë dhe për zonën e Lumit të Vlorës , me ngjyre të kuqërremtë dhe shije të hidhur, mjalt i rrallë dhe me vlera unike për shëndetin .
Bimet e zonës së Lumit të Vlorës kanë llojshmëri të madhe në përbërjen e tyre ndikuar dhe nga natyra e pastër dhe pa pesticide cka sigururon në prodhimin e mjaltit natyral 100 % të garantuar.
Si Filloi Gjithçka
Duke operuar tashme prej me shume se 25 vitesh ne treg lind pergjegjesi me e madhe ndaj klienteve qe produktet tone te ruajne te njejtin standart cdo vit duke u siguruar vleren me te mire te mundshme.
Misioni i Bletarise eshte te vazhdoje ne prodhimin e Mjaltit, Qumeshtit te Bletes dhe Propolisit qysh nga dita e pare duke u permirsuar cdo dite e me shume dhe duke u qendruar prane klienteve me produkte natyrale dhe te shendetshme.
Pervec aspektit personal Bletaria ka dhe misionin social ku gjate sezonit punesojme ne park persona ne nevoje duke kontribuuar sadopak ne ekonomine e tyre.
Gjithashtu roli fokusohet dhe tek aspekti mjedisor duke kontaktuar vazhdimisht dhe lobuar me Bashkine Selenice dhe Fermeret e zones per perdorimin sa me pak te pesticideve , per shkak te demtimit te madh qe u shkakton bleteve dhe habitatit.
Misioni yne

